Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë vi k timë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 2 raste të reja me virus. Sipas të dhënave të fundit 14 qytetarë janë shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 1 mijë e 328 testime për COVID-19.

Njoftimi i MSH-së: 21 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.

Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i v de kjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241. Në total numri i rasteve aktive është 162.