Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus dhe asnjë humbje jete. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se brenda ditës janë shëruar 12 qytetarë kurse numri i përgjithshëm i shëruarve shkon në 105.186. Në total numri i rasteve aktive në vend është 184.

NJOFTIMI 17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 184.