Në prezantimin e shtyllave kryesore të ekonomisë, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se në qendër të këtij programi të mandatit të tretë është familja.
“Vizioni ynë përtej mandatit të tretë, të “Shqipërisë 2030” mbështetet në pesë shtylla që janë; Rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia të cilën e mundëm. Mirëqenie për të gjithë, rritje ekonomike me ritme të shpejta dhe të qëndrueshme;

Modernizimi për zhvillim, turizmi, teknologjia dhe shërbimet; Investimi te familja, fëmijët, themeli ku qëndron e ardhmja Shqipëri e fortë me një shoqëri të drejtë” tha ai. Punësimi nëpërmjet investimeve të vendit dhe të huaja. Mbështetjes në inovacion, teknologji, sipërmarrjes së vogël do të bëjë të mundur që në 4 vitet që vijnë të kemi 150 mijë vende të reja pune, të paguara më mirë’ tha ai.