Një nga ditët më të karikuara me ernergji astrologjike është 24/06/2021, pasi në atë ditë Hëna e Plotë e qershorit formohet në boshtin e gaforres (Dielli) dhe bricjapit (Hëna). Ndryshe quhet Hëna e Plotë e luleshtrydhes. Bricjapi, shenja në të cilën do të jetë Hëna, megjithëse konsiderohet një pozicion dobësie për Hënën, është një shenjë që lidhet shumë me aspiratat tona profesionale, karrierën, financat.

Aspekti më i afërt që formon kjo hënë është gjashtëkëndëshi me Jupiterin tek Peshqit, i cili konsiderohet aspekt pozitiv, që mund të sjellë lajme të mira. Në të njëjtën kohë, midis Venusit dhe Plutonit krijohet një aspekt veçanërisht intensiv, i cili ka të bëjë me marrëdhëniet personale, por edhe financat. Për mirë ose për keq dhe kjo varet nga horoskopi personal i secilit prej nesh. Këto ditë do të kenë rëndësi të veçantë në çështjet e karrierës, financat, por edhe çështjet e dashurisë.

Ne mund të zbulojmë se puna që po bëjmë ose karriera që kemi qenë duke luftuar për ta ndërtuar gjatë viteve nuk na përshtatet më, kështu që do të duhet të marrim veprime serioze dhe të mirëmenduara. Në çdo rast, gjëja pozitive në lidhje me këtë Hënë të Plotë është se, pa marrë parasysh sa na detyron apo jo, do të ketë një rezultat pozitiv. Ne të gjithë jemi gjithmonë të ndikuar nga Hënë e Plotë, por 4 shenja të horoskopit, do të ndiejnë një ndikim më të madh dhe intensiv,prandaj dhe duhet të përgatiteni psikologjikisht.

Bricjapi-Hëna e plotë do të zhvillohet në shenjën tuaj të zodiakut në 24/6, do të përjetoni gjithçka në një nivel më personal dhe në një mënyrë më intensive. Bricjapët duket se mbyllin një kapitull në jetën e tyre, qoftë në një marrëdhënie personale ose në një marrëdhënie profesionale. Është koha për të bërë vlerësimet tuaja. Çfarë keni mësuar deri më tani? A ka ndonjë gjë që mund të ndryshoni për ta bërë atë të funksionojë më mirë? Hëna e Plotë vjen në aspekt harmonik me Jupiterin dhe kjo do të thotë se ju mund të pranoni një propozim më të mirë këto ditë në nivel profesional, kështu që jini të gatshëm.

Dashi-Hëna e Plotë që do të zhvillohet të enjten 24/6 në aksin Gaforre-Bricjap, do t’ju ndikojë veçanërisht si në sektorin e karrierës ashtu edhe në sektorin e familjes. Jini të hapur për mundësi të reja, që mund të shfaqen brenda dy javëve të ardhshme. Sidoqoftë, mos e nënvlerësoni punën që keni tashmë. Përkushtohuni qëllimeve dhe ambicieve tuaja, por mos u tregoni indiferentë ndaj nevojave tuaja familjare. Ndoshta një anëtar i familjes po kalon një fazë më të vështirë

Gaforrja-Hëna e Plotë që do të zhvillohet të enjten në boshtin e shenjës tuaj të zodiakut me Bricjapin do të ndikojë në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale.
Sqaroni një situatat në marrëdhëniet tuaja të dashurisë si edhe qartësoni çështjet profesionale me kolegët tuaj. Hëna e Plotë mund të jetë mundësia për të festuar suksesin tuaj profesional, për të bërë një partneritet ose bëni marrëveshje të reja si dhe për të zyrtarizuar një marrëdhënie. Qëndroni të përqendruar në qëllimet tuaja.

Peshorja-Gjëja më e rëndësishme është të lini të kaluarën prapa, konkretisht një të kaluar toksike që mund të vijë nga mjedisi juaj familjar. Mundohuni të mos e transferoni stresin tuaj nga njëra anë në tjetrën dhe përqendrohuni më shumë në çështjet tuaja personale. Një çështje që përfshin një pronë ose një çështje familjare ose biznesi mund të ketë zhvillime pozitive.