Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer, ka thënë se tronditja që ia shkaktoi arresti kardiak i bashkëlojtarit të tij Christian Eriksen gjatë ndeshjes hapëse kundër Finlandës në Euro 2020 do të jetë pjesë e jetës së tij përgjithmonë. Mbrojtësi i Milanit u lartësuar për reagimin e tij gjatë kolapsit të Eriksenit në fushë, pasi veprimi i tij ndihmoi në shpëtimin e jetës së mesfushorit të Interit. Ai nuk lejoi që gjuha t’i ikë 29-vjeçarit dhe e ktheu në krah derisa mbërriti ekipi mjekësorë i kombëtares daneze për t’i dhënë ndihmën emergjente në fushë.

Më pas, Kjaer e i urdhëroi bashkëlojtarët ta krijonin një mur rrethues për ta ruajtur privatësinë e Eriksenit derisa mjekët po e kthenin në jetë. Kjaer u kujdes edhe për ta ngushëlluar bashkëshorten e shokut të tij derisa Erikseni po luf tonte me vd ekjen. Erikseni e ka marrë veten në spital por atij do t’i vendoset në zemër një aparaturë për kontrollimin e ritmit të zemrës.

Në një reagim në rrjetet sociale para ndeshjes së Danimarkës kundër Belgjikës, Kjaer shkroi: “Ditët e fundit kanë qenë shumë të veçanta, ku futbolli nuk ka qenë gjëja më e rëndësishme. Një tronditje, e cila do të jetë pjesë e imja – pjesë e të gjithë neve – përherë! Gjëja e vetme e rëndësishme dhe që ka rëndësi është se Christiani është mirë! “Jam krenar për mënyrën sesi reaguam si ekip dhe sesi qëndruam të bashkuar në këto kohë të vështira. Jam i prekur dhe shumë mirënjohës për të gjitha mbështetjen. Sot, ne do të futemi në fushë kundër Belgjikës me Christianin në zemrat dhe mendime tona. Kjo na e qetëson mendjen, gjë që na lejon të përqendrohemi në ndeshjen e futbollit. Ne do të luajmë për Christianin dhe si gjithmonë për të gjithë Danimarkën. Ky është motivimi ynë më i madh. Si gjithmonë, ne do të bëjmë më të mirën”, shtoi ai.