UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të fazës me grupe të Europianit.

Në skuadrën e përbërë nga lojtarët që kanë marrë më shumë pikë në ‘Fantasy football’ zyrtare të Uefa Euro 2020, Donnarumma është numri 1 i portierëve.

Mes mbrojtësce, Dumfries për Holandën, Laporte për Spanjën dhe belgu Meunier.

Mesfusha ideale është e përbërë nga Yarmolenko (Ukraina), Wijnaldum (Holanda), Shaqiri (Zvicra) dhe Forsberg (Suedia).

Në sulm, ish-romanisti Schick (Çekia), ylli i Portugalisë, Ronaldo dhe Depay (Holanda).