Falë Shtjefën Gjeçovi-t, në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Krujës ruhet sot një ndër objektet me më rëndësi në këtë Muze dhe për trashëgiminë tonë kombëtare. Ajo është një kambanë origjinale e përbërë me metale të çmuara e vitit 1462, e gjetur në rrënojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës. Ajo që e bën këtë objekt edhe më të rëndësishëm është se sipas historianëve, mendohet se është kjo pikërisht kjo kambanë ajo përmes së cilës u lajmërua për v dekjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë./Lexo.com.al/e.c.