Të përfundojmë garën e vaksinimit antiCOVID-19 në të gjitha vendet e botës deri në fund të 2022, është angazhimi që kryeministri britanik, Boris Johnson kërkoi nga presidentët dhe kryeministrat e G7-s, të paktën një javë nga samiti që ai do të presë, nën presidencën e radhës së Britanisë së Bashkuara në Cornouailles, në jugperëndim të Anglisë.

“Objektivi është të sigurojmë që një pandemi e tmer rshme si kjo e përjetuar muajt e fundit nga njerëzimi nuk do të ndodhë më kurrë dhe në të njëjtën kohë të ofrojë një udhëzues për rindërtimin post-COVID-19 frymëzuar nga vlerat të demokracisë”, theksoi ai.