Jemin Gjana ka shpallur zyrtarisht fitoren e Lulzim Bashës në zgjedhjet e brendshme për kryetar të PD-së. Kreu i Komisionit Zgjedhor në selinë blu tha se Basha ka marrë 32,882 vota.

“Komisioni Zgjehdor i Pd spao ka përmbyllur përgatitjen dhe deklarimin e rezultatit përfundmitar zyrtr. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur kutitë një nga një janë regjistruar të dhënat e dokumentuara.

Nga procesverbalet rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në grë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur përfaqësi. Bazuar në të dhëna zyrtare të 76 procesverbaleve rezulton se nga kanë votuar 41970 anëtarë

413 vota të pavflefshme. Për Kadilllim 780 anëtarë. Harxhi 983. 6038 anëtarë për Shehajn. 32882 anëtarë kanë votuar Bashën.

Bazuar në këto të dhëna komisioni zgjedhor shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën”, tha ai