Inter nuk ka ndërmend ta ndalë fushatën e merkatos për përforcimin e ekipit pasi ka siguruar Calhanoglu nga Milan-i. Sipas Mundo Deportivo, zikaltrit kanë vënë në shënjestër Jordi Alba të Barcelona-s.

“Inter do Alba-n”, ka qenë titulli i së përditshmes spanjolle. “Në ofertën e zikaltërve mund të përfshihen disa lojtarë që i pëlqejnë Barçës”.

Asnjë fjalë për shifra ose për emrat e lojtarëve që mund të përfshihen në operacion. Megjithatë, dihet prej kohësh se Barça pëlqen shumë Lautaro Martinez. Gjithsesi, Demi nuk është më një prioritet i katalanasve pas marrjes së Aguero-s dhe Depay-t, por edhe për shkak të kërkesës 80-90 milionë euro të Inter-it.