Edhe këtë të diel vendi ka mbetur nën valën e të nxehtit afrikan. Sinoptikanët thonë se temperaturat kanë pësuar një ulje të lehtë duke shënuar maksimumin në 36 gradë Celsius.

Në Veri të vendit pritet që pasditja të sjellë edhe vranësira dhe shira lokalë.

Vala e të nxehtit kulmoi të enjten dhe të premten kur termometri shënoi deri në 42 gradë Celsius në Urën Vajgurore dhe në Kuçovë.

Sipas sinoptikanëve, muaji qershor do të mbyllet me temperature të larta.