I nxehti afrikan ka mbërthyer tashmë të Shqipërinë duke bërë që vlerat maksimale të ditës të kapin temperaturat e 40 gradë. Nisur nga kjo situatë dhe pasojat që i nxehti mund të ketë në shëndet, MSH ka publikuar disa këshilla për qytetarët. Ata këshillohen të shamngin aktivitetet e mundimshme gjatë orëve të drekës, që është koha kur temperaturat arrijnë në vlera ekstremale. Gjjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën thirrje se në rast nuk ndiheni mirë duhet të kërkoni ndihmë ose të konsultoheni me mjekun.

Këshillat e MSH. -I nxehti ekstrem, çfarë mund të bëni?Qëndroni larg të nxehtit -Qëndroni në hije -Shmangni aktivitete të mundimshme gjatë orareve më të nxehta të ditës -Mos lini fëmijët ose kafshët në makina të parkuara -Kaloni 2-3 orë në ditë në ambiente të freskëta

*** -Nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë -Lëvizni menjëherë në një ambient të freskët -Pini ujë të hidratoheni -Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen