Euro2020 po flet gjithnjë e më shumë italisht, jo vetëm për faktin se ekipi i Mancini është thjeshtë perfket në këtë start. Kur të gjithë prisnin që ky turne të ishte në gjurmët e Anglisë, Francës apo Spanjës, është Italia që po bën diferencën në shumë aspekte. Kush e kishte imagjinuar që 36% e golave deri më tani, kur është mbyllur xhiro e dytë e ndeshjeve, do të vinin nga Serie A. Nga 50 gola të shënuar në total, 18 prej tyre vijnë nga lojtarë që aktivizohen në Serie A. Juventus është ekipi me më shumë gola, 5 e ndjekur nga Inter me 4.

Në këtë garë “bomberash”, Serie A ndiqet nga Bundesliga me 14 finalizime që vijnë nga ky kampionat. Shumë larg pritshmërive është Premier League, me 8 finalizime, ndërsa La Liga u shpëtua vetëm të shtunën me golin që Griezmann realizojë kundër Hungarisë, 2 nëse përfshijmë edhe golin e Depay që së fundmi u zyrtarizua tek Barcelona.