Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani. Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

Postimi nga ambasada

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani ✅✅✅

Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore ✈️, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin. ‼️ Ju mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/2365220