Rama ka kërkuar gjithmonë vajza dhe gra për t`i përfshirë në qeveri. Në nisje të mandatit të tretë gjatë një bisede në kuadër të platformës “Gati për Shqipërinë”, Rama është impresionuar nga një vajzë e cila quhej Sandra Xheleshi e që kishte mbaruar studimet në Britaninë e Madhe dhe tani punonte me një projekt për ambasadën britanike në Shqipëri.

Në bisedë e sipër Rama i tha Sandrës se nuk dëshiron që ajo të lërë Shqipërinë, madje i propozoi edhe një takim me drejtoreshën e kabinetit të tij, sot ose nesër.

Në fushatën e 25 prillit ishte Bora Muzhaqi e reja Elbasani e cila u bë pjesë e Partisë Socialiste duke kandiduar e 31-ta në listën për Tiranën dhe i bëri përshtypje kryeministrit Rama, të cilën më pas e emëroi si zëvendës/ministre të Arsimit.

Sandra Xheleshi pasi përfundoi studimet për shkenca politike në Angli kandidoi për deputete në siglën e Partisë Lëvizja për Ndryshim drejtuar nga Jozefina Topalli.

Bora dhe Sandra nuk janë të vetmet. Vazhdimisht ka pasur raste kur njerëz që i kanë lënë një impakt kryeministrit, janë përfshirë në PS apo qeveri.