Modelja bukuroshe, Adrola Dushi feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 28-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e zemrës.
Adrola ka festuar që në mesnatë dhe pamjet nga festa i ka ndarë me të gjithë në rrjete sociale. Bukuroshja është dukur më e bukur se kurrë, me një fustan me xixa dhe me flokët e kapura. Mirëpo, ç’është më e rëndësishmja, ajo shihet shumë e lumtur.

Kujtojmë se modelja përflitet prej kohësh për një lidhje dashurie me reperin Capital T. Dyshja janë kapur shpesh mat, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht.