Zgjedhjet e 25 prillit 2021, duket se i dhanë një goditje të fortë demokracisë në vend. Për herë të parë në historinë e demokracisë në vendin tonë, një qeveri mori tre mandate rrjesht.

Një qeveri me një mijë e një bëma dhe gjëma, por që arriti të marrë mandatin e tretë.

Dhe për herë të parë në 30 vite demokraci, Partia Demokratike po qëndron tre mandate rrjesht, në opozitë.

Por, përtej çdo akuze, apo qëndrimi të kreut të PD-së, Lulzim Basha se “25 prilli ishte një masakër zgjedhore”, e të tjera si këto, e vërteta duhet parë në sy. Fakti është se përgjegjësi për humbjen e Partisë Demokratike, është Lulzim Basha dhe se zgjedhja e tij në krye të kësaj partie, do të thotë fundosja e Opozitës.

Le të rendisim faktet

Lulzim Basha mori drejtimin e Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Sali Berishës në vitin 2013, dhe ajo që ka ndodhur në këto tetë vite, tashmë është e qartë si drita e diellit. Në këto tetë vite, Lulzim Basha ka shënuar vetëm humbje të njëpasnjëshme, përballë kryeministrit Edi Rama.

Së pari, humbi zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Më tej, humbi në mënyrë të turpshme zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017, ku pasi gënjeu dhe demokratët dhe i futi për gati tre muaj në çadër, bëri një marrëveshje me Ramën, hyri në zgjedhje, duke i shkaktuar PD-së një katastrofë elektorale. PD mori rreth 230 mijë vota më pak se katër vite më parë, pra ditën që doli në opozitë, por Basha mori 16 milionë eurot e pallatit të vjehrrit, të ndërtuar në rërën e detit Jon në Vlorë.

Shkojmë në vitin 2019, Basha dogji mandatet e deputetëve, braktisi parlamentin, duke i lënë kështu demokratët të papërfaqësuar, dhe i “dhuroi” Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese, duke i lënë kështu dorë të lirë, pa një opozitë përballë.

Dhe për t’i vënë “kapakun” betejave të tij, Basha bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke i dhuruar kështu në tavolinë Edi Ramës 61 bashkitë. Pra, edhe gjithë pushtetin vendor.

Pasi gënjeu demokratët për zgjedhje të parakohshme për gati dy vite, erdhën zgjedhjet e 2021.

Përtej faktit se pothuajse gjithë fushata u organizua si një “onw man show”, pa prezantuar një ekip apo një alternativë qeverisëse, Basha premtoi garanci për votën e qytetarëve.

Por, 25 2021 prilli i dha goditjen e radhës PD, duke e lënë për të tretin mandat radhazi në opozitë. Dhe në vend të pranonte humbjen e të merrte përgjegjësinë, deklaron se “beteja sapo ka filluar”, se 25 prilli ishte masakër zgjedhore. Kur në fakt në proceset ankimore, PD nuk ka sjellë asnjë provë që të vërtetojë pretendimet e Lulzim Bashës.

Kauzat e braktisura

Një tjetër fakt që tregon dështimet e Lulzim Bashës, janë edhe kauzat e braktisura.

Së pari, e ashtuquajtura “betejë” kundër oligarkëve. Kujtojmë këtu se në shkurt të vitit 2018, Basha detyroi dy zonja të dorëhiqen në Berat, që deputet i PD të hyjë Astrit Veliaj, i cili është një prej njerëzve më të pasur në vend. Një nga ata që Basha i quan “oligarkë”. Për të mos përmendur këtu edhe të gjithë “oligarkët”, që paguajnë tek kunati i Bashës. (Lexo këtu)

Note / Don’t weep for the 5th villa!I njëjti rast është edhe me oligarkun Agron Papuli, të shumë akuzuar nga opozita në lidhje me tenderat e makinave për Policinë e Shtetit, miliona e miliona euro.

LEXO EDHE: LSI nuk është hirushja
Opozita e denoncoi dhe më pas heshti. Pas pak kohësh Lulzim Basha filloi të “lulëzonte” jetën e tij të ardhshme në dy nga vilat e ndërtuara në rezidencën “Long Hill”, të Agron Papulit.

Shkojmë tek ligji për Arsimin e Lartë, për të cilin nuk foli asnjë fjalë Republika e re e Lulzim Bashës.

Lulzim Basha premtoi se do ta çonte ligjin në Gjykatën Kushtetuese, në atë kohë funksionale, por nuk e çoi kurrë. Ngeli “peng” i Henri Çilit dhe universiteteve private.

Po ashtu Basha tradhëtoi djemtë e Kukësit, në lidhje me kauzën për Rrugën e Kombit. Basha tha se trau do vendosej vetëm po të “kalonte mbi trupin e tij”, por në fakt trau u vendos, djemtë e Kukësit që protestuan u braktisën dhe ngelen dyerve të gjykatave dhe prokurorive, ndërsa kunati i Bashës mori zyrat tek “oligarkët” e koncesionit të Rrugës së Kombit.

Basha tradhëtoi edhe banorët e Unazës së re. Një tjetër kauzë e braktisur nga Lulzim Basha. Ashtu siç braktisi edhe kauzën për Teatrin Kombëtar.

Fadromat sërish kaluan “mbi trupin e Lulit”, dhe Teatri u shemb. Edhe pse Basha kishte premtuar se do qëndronte aty dhe nuk do e lejonte, në fakt fadromat e shemben, ndërsa Luli flinte.

Denoncimet për inceneratorët. Lulzim Basha flet, pohon, e pastaj vërtitet kur e përmend emrin dhe kur dalin fakte të reja dhe dosja duhet çuar drejtësisë, ai nuk e çon atë. Nuk çon një nga dosjet më të korruptive. Mesa duket “plehrat” e inceneratorëve kanë zënë jo vetëm gojën, por edhe rrethin e tij.

Po ashtu nëse vërtetë në 25 prill kishim një “masakër zgjedhore”, sikurse pretendon Basha, sërish është ai vetë përgjegjës, Ku shkuan garancitë që ai premtoi para zgjedhjeve, për votat e demokratëve?

Po ashtu Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 tha se beteja sapo ka filluar, por pasi zhvilloi një porces zgjedhor, ku arriti të mbajë karrigen e kryetarit të PD, është “zhdukur”.

Daljen e fundit mediatike, Basha e ka në 14 qershor.

Tradhëtitë e Bashës nuk kanë të sosur, kanë filluar më 17 maj, kur shiti çadrën, rezistencën dhe shpirtin e demokratëve tek Edi Rama, kur braktisi parlamentin, kur tradhëtoi artistët, kur braktisi djemtë e Kukësit, dhe vijojnë të mos ndalen as sot.

Janë këto disa nga dështimet dhe tradhëtitë, apo kauzat e braktisura të cilat tregojnë qartë se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së, fundos Opozitën.

Për me tepër, braktisja e shumë aleatëve, apo edhe zërat e shtuar për dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, janë po ashtu një tjetër fakt që tregojnë, se Lulzim Basha nuk i duhet PD-së./CNA.al