Gjiganti social Facebook synon t’i japë fund praktikës së tij të përjashtimit të politikanëve nga rregullat e moderimit të përmbajtjes, një trajtim i veçantë që ka ngritur mjaft polemika.

Lajmi u raportua nga faqja e internetit e Verge, i cili u përcoll nga media të ndryshme të SHBA.

Parashikimi i pritur mund të vijë sot, kur kompania e Mark Zuckerberg pritet të njoftojë përgjigjen e saj ndaj rekomandimeve (jodetyruese) të bëra nga bordi mbikëqyrës kur konfirmoi pezullimin e Donald Trump nga platforma.

Bordi arriti në përfundimin se të njëjtat rregulla duhet të zbatohen për të gjithë përdoruesit dhe që FB duhet të komunikojë politikat e tij më qartë, të tilla si kur vendos që një postim është shumë i rëndësishëm për t’u hequr ose kur merr ndonjë masë kundër një llogarie me ndikim.

Zuckerberg ka argumentuar gjatë që mediet sociale nuk duhet të kontrollojnë fjalimet e politikanëve.