Kryeministri Sali Berisha dhe zevendesi i tij Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku kryeministri Berisha, ka prezantuar programin e qeverise se tij te re.

Nesër, në të vërtetë sot- e mërkurë, 9 qershor, Parlamenti i Shqipërisë ‘i merr hov’ edhe një herë të dytë punës për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Po sot ndodhi ngjarja më e peshuar mbi Shqipërinë: Presidenti amerikan Joe Biden lëshoi urdhër ekzekutiv për sekuestrimin e pronave dh të pasurisë liderëve të ko rru ptuar në Shqipëri, vetëm pak ditë pasi Amerika e shpalli Berishën ‘non grata’.

Një ditë tjetër, edhe ajo do të quhet ‘nesër’, me sa duket, do të vihen para Drejtësisë të dy presidentët, ky që është deri nesër dhe Berisha që ka qenë. Pas tyre një ‘nesër’ tjetër, me leitnantë dhe ushtarë të m a fies- ish- ministra, bosë familjarë të pasuruar me ‘frymën e shenjtë’, etj. Ndoshta jemi me fat që më në fund, nesër do ta nisim të shkuarën, se edhe kjo mund të ishte zhytur thellë e më thellë. Çfarë rr ez iqesh do të kishim sikur të mos niste nesër?

Rr ezi ku më i afërt është që të na thonë: ‘Hë mo, tani kujtoheni?! Është vonë!’ Ja kështu kanë thënë dhe po thonë edhe tani. Po thonë pse Amerika e ‘kryqëzoi, Berishën tani, kaq vonë? Këta mendojnë se janë hileqarët e vetëm të botës. Këta e fshehin faktin se Amerika po mbron shqiptarët nga të vetët, në radhë të parë; pastaj po mbron rajonin. Pjesa më e lartë e ‘mbretërisë’ së mafies këtu kanë shpëtuar para gjyqeve duke thënë se ‘është vonë tani’. Në fjalorin gjyqësor i thonë ‘për procedurë’; por ‘për procedurë’ u fshehën krimi i Bashës me Rrugën e Kombit, k ri mi i llaht a rshëm i Gë rdecit, kr im i i avionëve me lëndë kimike mbi Vlorë; v ra sj a e demonstruesve nga qeveria, v ra sja e bankierit, vjedhja e CEZ… Tani skërmitin dhëmbët dhe thonë ‘këto i përkasin historisë’.

Rre zik u i dytë është ‘fshirja e të djeshmes’. Të dy presidentët, Meta dhe Berisha, kishin përdorur gomën mbi fletoren e tyre të shënimeve. Kjo ishte historia për ta. Në faqen tjetër të fletores kishin vizatuar pronat pa fund të përfituara nga korrupsioni dhe grabitja, prona të mbrojtura me d h unë dhe me vr as je, dhe ndërkohë kishin vizatuar gjënë e fundit: Shtetin paralel! Po pritej që shteti i votuar nga populli t’u dorëzohej para këmbëve, ndërsa këta të qeverisnin me shtetin e tyre ‘privat’. Paratë e vjela nga publiku do të përdoreshin për të d hun uar publikun. E djeshmja e tyre k r im inale do të fshihej. Ka ndodhur dhe ndodh në jetën e kombeve që k r imi të humbë fuqinë mbi autorin pikërisht në momentin kur akti i kr i m it hyn në histori. A nuk po i ndiqni apologjetët vulgarë se si thërrasin se ‘Berisha është legjendar!’, ‘Berisha i përgjigjet Amerikës si kalorës!’, ‘Ilir Meta është trim’, etj. Krimi do të hynte në histori, ndërsa vi kt i ma nuk kanë strehë në nocione abstrakte, vi kti mat do të mbanin mbi shpirt dhimbjen e ‘historisë’.

Po cila është e shkuara? Kjo është pyetja që as këta nuk i japin përgjigje, por vetëm thonë se ‘edhe të shkuarën e kufizojmë ne’. Që ditën kur ‘Demokratikasit’ e PD-së nisën të thonë në vitin ’92 se e shkuara ishte ‘diktatura komuniste’, që atë ditë duhej të kishim kuptuar se post- diktatura do të ishte po aq e d h uns hme. Pak nga pak, këta e vendosën në tabelën ‘e shkuar’ çdo periudhë kur këta kryen aktet e tmerrshme: ‘E shkuar’ u quajt vjedhja e floririt dhe u mbyll; ‘e shkuar’ u quajt v ra sja e Remzi Hoxhës dhe u zhd ukën dëshmitarët; ‘e shkuar’ u quajt dh un imi i ligjit dhe demokracisë; ‘e shkuar’ u quajt v jedh ja e pasurisë së qytetarëve në s kemat piramidale sikur ‘ka ndodhur një herë e një kohë’; ‘e shkuar’ u quajt korrupsioni përbindësh i familjarëve të Berishës dhe vilat për macet e Metës… Këto u mbyllën të gjitha. Nesër ose në çdo mëngjes tjetër, këta do të deklaronin se ‘sot është kufiri i fundit i të shkuarës’. Edhe këtë të drejtë duan t’ia rrëmbejnë v i kt imës, që të caktojnë kufijtë cila ka ndodhur e cila do të ndodhë.

… Kur janë vetëm me veten e mërmërisin kujtimet, këta e dinë se të gjitha i kanë bërë vetë… Por kur u flet krenaria para viktimave të tyre, këta thonë se ‘nuk ka mundësi ta kem bërë unë!’ Epo nesër hapet e shkuara; viktimat kanë të drejtë ta marrin në duar.