Marca konfirmon se klubi madrilen do ta zyrtarizojë Carlo Ancelottin si trajnerin e ri së shpejti. Trajneri është i gatshëm të rikthehet, por e di se nuk do të jetë aspak e lehtë. Emri i Ancelottit nuk u përfol aspak në media, teksa tre emrat që përmendeshin ishin Conte, Pochettino dhe Raul.

Ancelotti ka kontratë me klubin e Evertonit deri në vitin 2024, por të largohet nga aty nuk do të ishte problem. Evertoni qysh tash ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e italianit, nëse ky i fundit largohet. Carlo Ancelotti kishte drejtuar Real Madridin për dy vite, 2013-2015.