Leicester City ka fituar garën e fortë për shërbimet e Patson Daka, 22-vjeçarit të Salzburg. Su l muesi nga Zambia kërkohej nga shumë klube të njohura europiane.

Liverpool, Arsenal dhe Tottenham, por edhe Interi, Milani e Roma nga Serie A. Në fund triumfuan “Dhelprat” e Brendan Rodgers.

Leicester ka zyrtarizuar afrikanin si lojtarin më të ri të skuadrës. Daka do të prezantohet nesër, menjëherë sapo të firmosë kontratën 5-vjeçare.