Dashi-Ju jeni më të zgjuar se shumë njerëz rreth jush dhe nuk e mohon dot askush këtë. Por jo të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë fakt! Tani për tani, duhet t’i mbani kartat afër gjoksit. Nxirreni aftësinë tuaj në momentin e duhur.

Demi-Pse duhet të keni frikë te shpreheni se si ndiheni? Është një kohë e mirë për të treguar dashamirësinë tuaj për dikë tjetër. Fjalët janë të rëndësishme, por janë gjestet e buta të dashurisë si përqafimet dhe shtrëngimi i duarve që konfirmojnë lidhjet personale.

Binjakët-Disa nga mendimet tuaja të brendshme po përkthehen në veprime tani dhe ndoshta nuk po e kuptoni. Gjuha juaj e pavetëdijshme trupore po i dërgon një mesazh të caktuar botës dhe mund të keqkuptohet nëse nuk bëni përpjekje për të sqaruar qëndrimin tuaj mbi një çështje.

Gaforrja-Përpiquni t’i shihni gjërat me ngjyra. Optimizmi nuk i bën keq askujt. Në rastin tuaj ju keni shumë nevojë për kurajë që të kaloni disa pengesa kryesisht në raportin sentimental.

Luani-Të lindur më: 23 Korrik – 22 GushtÇështjet e parave janë thellë në mendjen tuaj tani, edhe pse nuk ka arsye për të qenë nervoz në lidhje me financat. Ju jeni thjesht më të vetëdijshëm për realitetin e situatës tuaj financiare, gjë që është shumë e mirë. Sa më i saktë të jeni aty ku po qëndroni tani, aq më të përgatitur do të jeni për të arritur aty ku duhet të jeni.

Virgjëresha-Mbani mend se njerëzit kanë kujtime shumë të gjata prandaj investoni që ta bëni veten sa më të mirë. Tregohuni i hapur dhe kujdesuni për njerëzit të cilët gjenden në një moment delikat. Mbi të gjitha do të ndiheni shumë mirë.

Peshorja-Ju jeni në një fazë ku procesi do të jetë më i rëndësishëm sesa destinacioni. Në aspektin profesional përpiquni të vendosni më shumë rregull sepse rrëmuja do të shkaktojë pengesa në arritjen e qëllimeve.

Akrepi-Një mik që po përjeton disa probleme personale mund të kërkojë ndihmën tuaj të martën. Nëse nuk keni informacionin e duhur, përpiquni të tregoheni neutral. Në çështjet profesionale, keni nevojë për ndryshim.

Shigjetari-Parashikohet të jetë një ditë shumë e këndshme në aspektin e dashurisë. Mund të kaloni një paradite te bukur në shoqërinë e partnerit. Me një investim duhet të tregoni kujdes sepse mund të mos keni garanci për sukses në këto momente.

Bricjapi-Do të përballeni me një zhvillim intrigues. A mund të jetë kjo mundësi që e prisni? Një ftesë e papritur mund të arrijë në kutinë tuaj të postës elektronike dhe do të bënit mirë ta pranoni atë.

Ujori-Kushtoni më shumë vëmendje për të mësuar se si të jeni një person i shëndetshëm. Edhe nëse hani siç duhet dhe jeni vizitor i rregullt në palestër, ka akoma më shumë gjëra që mund të bëni për t’u kujdesur për veten. Shëndeti emocional është shumë i rëndësishëm tani.

Peshqit-Jini më të mëshirshëm ndaj vetes. Nëse jeni shumë kritik lidhur me zgjedhjet që po bëni ose nuk po bëni, kush do t’ju ndihmojë të ktheheni në rrugën e duhur? Është e shëndetshme të jeni realist dhe të keni qëllime, por nuk është e shëndetshme t’i bësh vetes gjyqin çdo ditë.