“Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit”, kështu u shpreh sot Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci , ndërsa shtoi se do të përsosen aftësitë në luftën kundër krimeve kibernitike.

Nga Shkodra, ku mori pjesë ne ceremoninë e inagurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, Çuçi theksoi po ashtu se do të bëhet një kontroll i imtësishëm i të gjithë territorit të vendit, me dronë super-inteligjentë.

” Veç investimeve në infrastrukturë që le të themi kanë hyrë në një fazë përmbyllëse krahasuar me çfarë gjetëm në vitin 2013, po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Do hapim një kapitull të ri në modernizimin e shërbimeve të Policisë së Shtetit nëpërmjet teknologjisë, që do ta shtrimë në të gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit. Me fillimin e këtij mandati të ri qeverisës, do nisim këtë betejë të re në fushën e modernizimit të Policisë së Shtetit. Ky katër vjeçar do shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga përsosja e aftësive në lu ftën kundër kr imev e kib e rnitike, deri te kontrolli i të gjithë territorit me dronë inteligjentë, super inteligjentë. Kjo është një sfidë qe e kemi vendosur që do ta ndërmarrim, do ta bëjmë Shqipërinë një vend model të aplikimit të teknologjisë dhe dronëve inteligjentë për të kontrolluan territorin e Shqipërisë, që nga ndërtimet pa leje apo lu fta kundër kult ivi mit të ka na bisit e deri në gjërat më të imëta në kontrollin e lagjeve, rrugëve e t raf ikut”, tha ai.