Në ditën ndërkombëtare të Danubit, kryeministri Edi Rama ka postuar pamje të mrekullueshme nga lugina e Vermoshit. Me një postim në Facebook, Rama e konsideron luginën e Vermoshit mrekullinë e Alpeve shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me luginën e Vermoshit, mrekullinë e Alpeve shqiptare, në ditën ndërkombëtare të Danubit si pjesë e 19 shteteve ku shtrihet baseni i këtij lumi të madh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

29 qershori festohet si një ditë ndërkombëtare për ruajtjen e lumit Danub, lumi më i madh evropian pas Vollgës. Lugina e Vermoshit, me 2 degët e saj, Lëpushës dhe Grebenit është pjesë e basenit të Danubit. Baseni i lumit Danub shtrihet në 19 shtete, ku bën pjesë edhe zona veriperëndimore e Alpeve shqiptare. Danubi vlerësohet si baseni më ndërkombëtar në botë dhe festimeve kushtuar Danubit iu bashkua edhe vendi ynë.