Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit, që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. Në ndërhyrjen e saj Znj. Denaj vlerësoi, se Forumi krijon hapësirën për një dialog shumëpalësh dhe i shërben angazhimit tonë të përbashkët dhe përpjekjeve për të rritur më tej bashkëpunimin rajonal dhe integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. “Perspektiva e vendeve tona për anëtarësimin në BE është e rëndësishme për të siguruar stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin në një treg ekonomik më të gjerë, tha Denaj, duke shtuar, se ndaj në këtë frymë zbatimi i agjendës së Ballkanit Perëndimor është një angazhim që po materializohet ditë pas dite, në kuadër edhe të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)”. “Perspektiva e vendeve tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është e rëndësishme për të siguruar stabilitetin rajonal aq të nevojshëm, tha Denaj, ku theksoi se Plani ekonomik dhe i investimeve, i konfirmuar tetorin e kaluar nga Komisioni Evropian me gati 30 miliardë euro investime që do të vijnë, është sigurisht një domosdoshmëri, pasi vjen në një periudhë post pandemie dhe së dyti, që synimet tona ekonomike të përbashikëta të arrihen”.

Ministrja Denaj vlerësoi arritjet gjatë kryesimit të CEFTA nga Maqedonia së Veriut, ku shumë fusha prioritare të bashkëpunimit po përparojnë, ndërkohë që tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital i ekonomive tona, mbeten më një rëndësi të lartë. Një rol të rëndësishëm, sipas Ministres Denaj, kanë dhënë dhe bashkëpunimi i Dhomave Kombëtare të Biznesit të vendeve të Ballkanit përëndimor. Vendi ka qënë shumë aktiv në kontributin e dhënë për Planin e Përbashkët të Ndërveprimit Rajonal të Tregut (CRM AP) 2021-2024, i cili bazohet në standartet e BE dhe përfshin 4 fusha kryesore të bashkëpunimit, përkatësisht:

zona e tregtisë rajonale: lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve zona rajonale e investimeve zona digjitale rajonale zona rajonale industriale dhe innovative