Pas katër sezonesh, tre prej të cilëve janë emocionues, portieri Sirigu duket shumë afër largimit nga klubi i “granatave”. Po cili është favoriti për ta mbrojtur portën e Torinos? Është menduar për Cragno të Cagliari, por kushton më shumë se Montipò i Benevento, i cili gjithashtu konsiderohet i shtrenjtë nga menaxhmenti torinez. Për pasojë, fokusi shkon tek Etrit Berisha, portieri shqiptar i Spal, me të cilin Vagnati, drejtori sportiv i “granatave” ka ruajtur një marrëdhënie ideale.

Në kombëtaren shqiptare ai është drejtuar nga De Biasi. Ish-trajneri i Torinos dha miratimin e tij për “gardianin” shqiptar. Duke folur në “Tuttosport”, ish-trajneri i kuqezinjve tha: “Etriti është një djalë serioz, një njeri me një kulturë pune dhe portier i besueshëm. Ai mund të përmirësohet te daljet, por ka reflekse mjaft të mira në evitimin e golave; fizikalitet dhe me kalimin e viteve ka mësuar të komandojë mbrojtjen”.