Kryeministri Edi Rama ka publikuar numrin e vaksinimeve anti-covid deri më tani në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook Rama thekson se numri i të vaksinuarve ka arritur në 900.000 vaksinime.

Fushata e vaksinimit nisi që në muajin janar, ndërsa vaksinat që po aplikohen në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V. BE ka hequr kufizimet e udhëtimeve me disa vende të Europës, ku mes tyre përfshihej edhe Shqipëria, si vend jo i rrezikuar nga COVID-19.