Qyteti australian i Melburnit do të zbatojë një tjetër izolim edhe për një javë. Kryeministri i shtetit, James Merlino tha se kishte 60 raste aktive të koronavirusit në të gjithë Viktorian.

Lockdown i Viktorias në të gjithë vendin ishte menduar të mbaronte të enjten, por do të mbetet në fuqi në Melburn me disa ndryshime të vogla, ndërsa pjesa tjetër e shtetit do të shohë që masat të hiqen kryesisht.

Në Melburn, ka ende vetëm pesë arsye të ligjshme për të lënë shtëpinë: pazaret thelbësore, puna dhe studim i licencuar, trajtimi dhe vaksinimi.

Publiku do të jetë në gjendje të ikë deri në 10 kilometra nga shtëpia në vend të pesë për pazare dhe ushtrime sportive.

Australia deri tani ka arritur të shmangë pandeminë me masa jashtëzakonisht të rrepta, përfshirë edhe mbajtjen e kufirit të saj ndërkombëtar të mbyllur me disa përjashtime, që nga marsi i vitit 2020.