Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2021) Raste të reja ditore 7 Të shëruar në 24 orë 9 Të shtruar në spitale 18 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2,962 Testime totale 765,938 Raste pozitive 132,476 Raste të shëruara 129,888 Raste Aktive 134 Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Shkodër 43 Tiranë 41 Berat 15 Durrës 11 Lezhë 6 Elbasan 5 Gjirokastër 4 Korçë 3 Dibër 3 Kukës 2 Fier 1