Ditën e djeshme mjekët njoftuan se futbollisti Christian Eriksen, që pësoi një atak kardiak në mes të ndeshjes, do t’i nënshtrohej një operacioni në zemër. Federata e Danimarkës njoftoi se pas testeve të zemrës të kryera, futbollistit do i vendosej një defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin në zemër.

Fatmirësisht operacioni ka përfunduar me sukses dhe Eriksen ka dalë nga spitali ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë Federata Daneze e Futbollit, që ka njoftuar se futbollisti ka takuar edhe miqtë e tij të skuadrës. Pas daljes nga spitali, Eriksen do të dërgohet në shtëpinë e tij për të kaluar kohën me familjen. Gjithashtu Eriksen ju ka dërguar një mesazh gjithë njerëzve që e kanë mbështetur këto kohë.

“Christain Eriksen ka kaluar një operacion të suksesshëm dhe sot doli nga spitali. Gjithashtu ditën e sotme ai vizitoi skuadrën kombëtare në Helsingor dhe prej andej ai do të shkojë në shtëpi dhe të kalojë kohën me familjen.

Christian ka një përshëndetje:

‘Faleminderit për përshëndetjet e shumta, ka qenë e jashtëzakonshme që t’i shikoj dhe t’i ndjej. Operacioni shkoi shumë mirë dhe jam mirë nën këto rrethana. Ishte vërtetë e mrekullueshëm që të takoja sërish shokët e mi pas ndeshjes fantastike që luajtën ditën e djeshme. Nuk ka nevojë të them se do të brohorasë sërish për ta ditën e hënë në ndeshjen kundër Rusisë’”, thuhet në deklaratën e Federatës Daneze të Futbollit.