Një tjetër shtet ka hequr kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. “TIA” nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë duke pasur një test PCR të kryer brenda 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA, drejt Danimarkës.

Gjithashtu sqarohet se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë janë Pfizer, Moderna , AstraZeneca dhe Jonhson&Johnson. Sakaq testi nuk është i domosdoshëm për grupmoshat nën 15-vjeç, pasagjerët që kanë vërtetit për rezultat pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit.

Njoftimi/ Danimarka. Danimarka, nga sot, më 25 Qershor 2021, heq kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.

Ju bëjmë me dije se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Nuk duhet test për; 1) Për pasagjerët nën 15 vjeç; 2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit Ju falenderojmë për bashkëpunimin, Tirana International Airport.