Bullgaria do të dhurojë 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.

Lajmin e ka bërë me dije, ministri i Shëndetësisë Stoycho Katsarov, i cili u shpreh se Bullgaria ka siguruar dozat e nevojshme për të vaksinuar popullsinë e vetë dhe se do të ndihmojë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën.

“Ne duam të mundësojmë 150 mijë doza vaksinash kundër COVID019 për Ballkanin Perëndimor. Nevojat tona janë të mbuluara, nuk ka asnjë rrezik që një qytetar bullgar të mbetet pa u vaksinuar”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Katsarov tha se është në pritje të miratimin nga Komisioni Evropian, lidhur me këtë donacion.

Pavarësisht se Bulgaria ka normat më të ulëta të inokulimit dhe fushatën më të ngadaltë të vaksinimit në Bashkimin Evropian, vendi ka siguruar dozat e nevojshme për të vaksinuar të gjithë popullsinë.