Ka nisur edhe në Shëngjin aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e objekteve të ndërtuara pa lejen përkatës.

Puna në zonën turistike të Shëngjinit, ka nisur nga “Rana e Hedhme” për të vijuar më pas përgjatë të gjithë vijës bregdetare.

Sipas të dhënave janë rreth 10 objekte në plan për tu shembur në kuadër të aksionit “bregdeti ynë”. Në mbështetje të IKMT ka shkuar dhe policia por dhe inspektorati vendor i Bashkisë Lezhë.