Fotoja e një tifozi zvicerian në ndeshjen u bë virale në rrjetet sociale. Ajo bëri bujë kjo pasi në momëntin që Franca ishte në avantazh 3-1 ai u pa duke qarë, ndërsa 10 minutat e fundit kur Zvicra barazoi shifrat në 3-3 ai u pa duke u gëzuar i zhveshur.

Emri i tifozit është Luca Loutenbach, ndërsa reagoi për foton: “Nuk e di se çfarë më ndodhi, unë u çmenda”, tha 28-vjeçari për gazetën Blick.

Unë mendoj se të gjithë ata që më njohin më kanë shkruar pasi më kanë parë,” tha ai. Ky tifoz përpiqet të shoqërojë ekipin kombëtar në çdo ndeshje.