Bashkia e Tiranës ka rimarrë dje zyrat e Frymës së Re Demokratike, të cilat ia kishte dhënë me qira, pa asnjë incident.

Kryebashkiaku Erion Veliaj la afat javën e parë të Qershorit për lirimin vullnetar të ambienteve dhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, zyrat e FRD u zbrazën pa asnjë rezistencë fizike nga Sali Shehu dhe Ilir Meta.

Sipas ligjit, vetëm partitë që kanë mbi 1% të votave apo të paktën 1 deputet ne Parlament, Bashkia mund t’u siguroje zyra per selite e tyre, ndërkohë që FRD nuk kishte as 1% të mbështetjes qytetare dhe as 1 deputet.

Që prej vitit 2013, me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka pasur selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.