Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte sot në bypass-in e Vlorës, aty ku punimet po avancojnë me ritme të shpejta. Balluku njoftoi se nëse nuk do të ketë probleme teknike ky baypass pritet që të hapet në 15 korrik, por i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ecin me kujdes, sepse do të ketë prezencë të shtuar në rrugë, “Fatmirësisht kjo rrugë nuk kalon në zona të banuara, përveç Kaninës dhe nuk ka hyrje dhe dalje. Një problematikë që kemi hasur në baypassin e Fierit për shkak se kishte shumë hyrë dhe dalje në autostradë nga fshatrat e tjerë.

Duhet të tregojnë kujdes, është një rrugë e re, duhet të ecet ngadalë. Ky është një rast që ne rrugën po e hapim për të facilituar trafikun dhe jo për të bërë gara me makina, sepse këtu do të ketë një përqendrim të madh të policisë rrugore”, tha Balluku.