Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është takuar ditën e sotme ministrin e Inovacionit dhe Teknlogjisë së Hungarisë. Balluku deklaroi në përfundim të takimit se është diskutuar për ofrimin e energjisë në çmime sa më të ulëta dhe krijimin e tregut të lirë për bizneset që e kanë prodhimin e tyre të bazuar te energjia.

Një tjetër pikë që ceku ministrja ishte krijimi i depozitimit të energjisë duke qenë se Shqipëria është një vend që prodhon shumë energji gjatë dimrit ndërkohë që gjatë verës i drejtohet gjithmonë importit.