Dashi: Të lënë menjeanë përceptimet personale të 10 ditëshit të parë, të merren me rezulatet që duan nga muaji. Edhe ajo që duan është ekonomia, duhet të largojnë pjesën që “s’bëhet, nuk është”, ata do të ndryshojnë nga nesër dhe nga data 12.

Demi: Kryefjala do të jetë familja dhe do të jenë punëtorë. Te e para do të marrin ato që duan, ndërsa te e dyta lidhur me personat që bashkëpunojnë duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Mos të shtojnë impenjimet, Venusi te Gaforrja i ndihmon shumë.

Binjakët: Është muaji i tyre dhe Venusi nesër do të largohet, do t’i lehtësojë gjërat. Kur ai largohet lë një shenjë shumë të mirë. Për sa i përket çështjeve të statusit apo mënyrën se si kanë zgjedhur të jenë në punë, do të duhet t’i nënshtrohen gjendjes së tyre. Është muaji i tyre, kanë eklipsin e Diellit dhe do të kthehen vetë në Diell, do të ndriçojnë sa të duan. Nuk ka vend për manovra të mundshme se do të dalin vetë në sipërfaqe.

Gaforrja: Nxitësi shumë i fortë do të jetë eklipsi i Diellit për ata që duan të marrin borxhe. Do të dalin nga guacka e tyre, ata që duan të kërkojnë punë. Të fillojnë nga nesër të dërgojnë CV e tyre, të mos lënë vend pa kërkuar.

Luani: Ka ca hyrje që do i bëjnë të rritet vetëbesimi, ata do të shohin versionin maksimal të vetvetes duke parë kë kanë përballë. Për të pasur një rrugë dhe shumë punë, do të bëjnë që ata të ngrenë zërin dhe të nervozohen shumë shpejt. Një drejtim është edhe ngritja në karrierën profesionale. Saturnin e e kanë përballë, edhe pse hyn te planetet që nuk toleron gabimet.

Virgjëresha: Do të japin jo vetëm buzëqeshje, do të jetë edhe një nxitës shumë i mirë edhe për çështje të vetëbesimit që kanë shumë të nevojshme në këtë periudhë të krijuar nga Covid-19, përsa i përket punës. Ndërkohë ndryshe nga të tjetër i ka të gjitha mundësitë për zhvillimet të thjeshtëzuara në fushat e tjera.

Peshorja: Për sa i përket pamjes së tyre, pra estetike do të kenë ndryshime, pavarësisht Venusit që do të jetë te Gaforrja. Ata do të gjejnë vullnetin për çështjet e punës. Si do që të ndihen emocionalisht do të duhet t’i motivojnë vetes se nuk duhet të heqin dorë nga karriera.

Akrepi: Dita e nesërme do të duhet të marrin një vendim nga ana ekonomike. Ata do të duhet të respektojnë faktorin kohë pavarësisht se koha mund të duket e pakët. Ca ditë pushim do të ishte shumë mirë për ta, duke hequr pak dorë nga puna.

Shigjetarët: Në mënyrën se si do të flasin, pozicionohen, do të përcaktojnë dhe lehtësinë e suksesit që duan në çdo drejtim. Do duhet të bëjnë kujdes me anën ekonomike. Pavarësisht Uranit nuk duhet të harxhojnë energji për çështje personale, pasi nuk është se i kanë të qarta. Duhet të largojnë streset dhe pasiguritë që janë normale në këtë kohë.

Bricjapët: Ashtu sikur Luani do të jenë të fokusuar te çështjet e punës, pavarësisht vlerave që i rrethon. Për sa i përket çështjeve të punës kanë përmirësim me lekun, ndërsa ana shëndetësore mund të kenë probleme të vogla që mund të prishin terezin.

Ujori: Për disa ky muaj do të jap gjëra me peshë. Sidomos për të lindurit ne datën 1 dhe 2 të shkurtit. Mund t’u vonohen lekët, sa i përket çështjes së dashurisë do tu hapen shanse të mëdhaja ku mund të bëjnë bingo.

Peshku: Do të kenë të bëjnë me çështje që kanë të bëjnë me dokumenta do të jenë shumë të rëndësishme. Ndërkohë do t’u duhet të merren pak me veten. Do t’u duhet të jenë të vemendshëm të lindurit e javës së parë, ndërsa kursimtarët do duhet të kenë kujdes. Të tregohen tolerant në çështje të ndryshme.