Deputeti Artur Roshi ka treguar hapur se do të votojë kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta duke thënë se Edi Rama po sillet si babai i së drejtës, por është i pushtetit të rrëmbyer.

Roshi ka ftuar kolegët që të votojnë kundër shkarkimit të Metës duke thënë se është kundër krimit ndaj një presidenti të tillë.

Artur Roshi: Sikur mazhoranca të vepronte kaq shumë sa po bën për shkarkimin e presidentit, vendi nuk do ishte kështu. Ku është shkelja e presidentit Meta? Thonë se është treguar i një anshëm. Po, është treguar i njëanshëm, por ka ruajtur balancën, Po ju a jeni duku cënuar simbolin e unitetit?! Sjellja e unitetit të kombit është i paprekshëm. Po. Rama sillet si babai i të drejtës, por është babai i pushtetit të rrëmbyer. Iniciativa e shkarkimit të parë të Metës kishte elemente më serioze, këtë herë jo. Ju zoti Rama nuk keni diferencë politike me presidentin. Ajo që vlerësoni ju janë diferencat për pushtetin. Ndaj unë do votoj kundër shkarkimit të presidenti, kundër krimit të një presidenti të tillë. Ftoj kolegët që të bëjnë bilancin e këtij vendimi.

Nuk ka munguar reagimi i menjëhershëm i deputetit Halit Valteri, i cili thumboi Roshin duke i thënë se fjalimin ia ka bërë Gazmend Bardhi. Më pas i tha se presidenti që po mbron, as nuk e njeh si emër dhe mbi të gjitha i ka marrë gjithçka vendit, ndaj është pro shkarkimit të tij.

Halit Valteri: Më mallëngjeve me fjalimin që të ka bërë Gaz Bardhi. Ky presidenti nuk të njeh as për emër, as për dreq as për shejtan dhe duke e mbrojtur nuk bën gjë tjetër veçse tregon se kemi pasur fatkeqësinë duke punuar me një grup.

Ilir Meta i ka marrë gjithçka vendit tonë, i ka dhënë dhe ty për kusur. Nuk ka mbetur gjë tjetër vecse të marrë koncesionin e fundit dhe shqiptarët presin të gjithë bashkë me padurim që rrugëtimit të Metës ti jepet shkarkimi i shumëpritur. Një rrugëtim të tillë do ta konsideroja si fundin e një njeriu. Gjithmonë pyes veten a ka fund

Unë kam një problem të madh sot me veten pastaj me të tjerët. Nëse gjatë këtyre viteve u kritikova për vendimet në parlament, sot dua ti bëj nder vetes dhe shoqërisë. Prandaj ju them të gjithëve se e vetmja mundësi për të ndryshuar kahjen është për imagjinuar të nesërmen. Ilir Meta ka forcën të kërcënojë, por nuk do e ketë kurrë forcën të na frikësojë.

Ilir Meta do të mundohet të na denigrojë sërish me mediat e tij dhe do nxjerrë pisqollët e tij, por kush nuk është gjakosur për ndërtimin e së ardhmes, nuk duhet harruar se shpirti bie në paqe pasi ka shtruar rrugën drejt së ardhmes për të tjerët.