Me shpejtësi skëterrë në rrugët e Tiranës dhe me patentë të hequr. Është ky 29 vjecar, që po lëvizte me 196km/ h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut. B.H i ndëshkuar më herët për shpejtësi, për alkool. Dhe patenta i është hequr.

Shoferët gangesterë me makina luksoze dhe shpejtësi të lartë, prej kohësh janë shqetësim serioz . Rasti më i fundit Igli Madani me Audin e tij shoi një familje në autostradën Fier -Vlorë. Policia më në fund i ka në shënjestër këta tipa.

‘Ka një trend të vazhdueshëm në lidhje me këta drejtues mjetesh shumë të rinj në eksperiencë në drejtim mjeti në lidhje me mjetet luksoze. Policia Rrugore, por edhe në rang vendi ka orientime për këta lloj drejtuesish mjetesh dhe në po vazhdojmë, po monitorojmë, po konstatojmë këta drejtues mjetesh që kanë sjellje arrogante në rrugë.’- tha Erjon Ahmeti, shefi i policisë rrugore në Tiranë.

Pavarësisht gjobave të larta në ligj, për policinë shkaku i parë për aksident është celulari

‘Rripi i sigurimit është pasoja e një ngjarje rrugore, kurse shkaku i një ngjarje rrugore është përdorimi i celularit dhe tërheqja e vëmendjes së një drejtuesi mjeti.’- tha Ahmetaj.

Te moshuarit në Tiranë po shikohen si problem serioz nga ekspertët e rrugores.

‘Problem i theksuar në Tiranë janë edhe pensionistët që kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, në mënyrë të shkujdesur. Njollë e zezë e kryeqytetit është sidomos segmenti i Zogut të Zi në drejtim të Laprakës, pjesa e kalimit të këmbësorëve dhe ata që kanë biznese dhe kalimi i rrugës nga një krah në tjetrin. Pjesë problematike është në semafor.’- tha ai.

Ngjarjet e rënda ditëve të fundit por edhe fluski i mjekëve në sezon, ka nxjerrë policinë në rrugë

‘Ne së fundmi, me eprorët tanë dhe entin pronar të rrugës kemi bërë një plan pune ne lidhje me menaxhimin e të gjitha segmenteve rrugore, duke vendosur kamera dhe radar statik’- tha Ahnetaj.

Megjithatë policia nuk mund të bëjë gjithcka për normalizimin e situatës.

Duhet një punë e madhe edhe për edukimin e drejtuesve që në autoshkolla dhe për të ardhur jo tek ndëshkimi, por tek edukimi./Shqiptarja.com