Dy ditë më pare, Armina Mevlani ka festuar ditëlindjen, në një festë madhështore. Në çdo ditëlindje, i dashuri i saj Shkëlzen Berisha e ka uruar publikisht atë, por këtë herë mungoi urimi prej tij.Gjithashtu u vu re që ai nuk ishte në festën e ditëlindjes.  Ndaj në rrjet po qarkullojnë lajme se ndoshta çifti po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre.

Thuhet se një arsye e ftohjes mund të jetë bërë edhe shpallja non grata e Shkëlzenit në SHBA, ku Armina synon të shkojë jo vetëm për qejf, por edhe për të bërë karrierë si modele. Dhe të jesh e dashura e një personi non grata, nuk të ndihmon shumë.