Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit me këngëtaren e njohur Ermira Babaliu.

Diplomatja amerikane ke treguar edhe historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren shqiptare. Kim ka treguar se ato janë takuar në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani në shkurt të vitit të kaluar dhe kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për të kaluar shumë mirë, duke i premtuar njëra-tjetrës se do takoheshin sërish në Pogradec.

Por COVID bllokoi takimin e tyre për më shumë se një vit dhe së fundmi ato janë takuar në Pogradec, duke mbajtur premtimin.

“Si filloi … si po shkon! Unë dhe Ermira Babaliu u takuam duke ndërruar avionët në aeroportin e Frankfurtit në shkurt të vitit të kaluar. Ne kaluam aq mirë në ato 5 minuta sa premtuam të takoheshim në Pogradec muajin tjetër. Bllokimi i Covid ndaloi takimin tonë, por pas më shumë se një viti, së fundmi jemi së bashku në Pogradec duke mbajtur premtimin. Pas disa orësh, Mira do të këndojë “Kali i Bardhë” dhe hite të tjera, dhe unë do të jem atje për të duartrokitur. Por së pari, Mira më dha një vështrim vjedhurazi buzë liqenit …” shkruan ambasadorja Yuri Kim.