Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një makinë Volkswagen Golf ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda dyqanit të luleve.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”. Brenda mjetit kanë qenë dy persona, raporton korrenspondenti i Klan News në Vlorë, sipas të cilit, këta persona kanë braktisur mjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Aty ka mbërritur policia dhe ambulanca. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe ndalimin e shoferit të mjetit.