Një familje e tërë është shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Vlorë. Katër anëtarë të një familje, prindërit dhe dy fëmijët kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.

Vi kti mat ishin të gjithë në mjetin tip “Toyota”, mes tyre dy të mitur. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Audi”. Aksidenti ndodhi rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Vi ktim a kanë mbetur dy prindërit dhe dy fëmijët e tyre. Fillimisht ndërroi jetë vajza e mitur, e cila u nxorr nga mjeti për tu dërguar në spital dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Më pas tre anëtarët e tjerë të familjes, ndërruan jetë brenda makinës ku ndodheshin, ende pa u nxjerrë që aty. Në vendngjarje mbëriti edhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e vi ktim ave dhe të personave të plagosur.