Mjekët shpesh dëgjojnë shumë pacientë të ankohen për djersitje gjatë natës, gjë që nuk është rezultat i një ambienti të shumë të nxehtë apo rrobave. Djersitja gjatë natës pa ndonjë arsye të dukshme, duke djersitur rrobat dhe çarçafët mund të jetë një sinjal i një rreziku më serioz. Disa nga sëmundjet e njohura që mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës janë:

Menopauza-Afshet e nxehta që shoqërojnë menopauzën mund të ndodhin gjithashtu gjatë natës dhe të shkaktojnë djersitje.

Hiperhidroza idiopatike-Është një gjendje në të cilën trupi prodhon një sasi të tepruar djerse pa ndonjë shkak të njohur mjekësor.

Infeksionet-Tuberkulozi zakonisht shoqërohet me djersitje gjatë natës. Por edhe infeksione bakteriale, siç janë endokarditi dhe osteomieliti, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës. Djersitja e natës është gjithashtu një simptomë e infeksionit HIV.

Kanceri-Djersitja e natës është një simptomë e hershme e disa llojeve të kancerit. Lloji më i zakonshëm i kancerit që shoqërohet me djersitje gjatë natës është limfoma. Sidoqoftë, njerëzit që vuajnë nga kanceri i padiagnostikuar shpesh kanë simptoma të tjera, të tilla si humbje peshe të pashpjegueshme dhe ethe.

Hipoglikemia-Sheqeri i ulët në gjak mund të shkaktojë djersitje. Personat që marrin insulinë ose pilula diabeti mund të kenë hipoglikemi brenda natës, e cila shoqërohet me djersitje.

Çrregullimet hormonale-Djersitja dhe skuqja e fytyrës mund të shoqërohen me një sërë çrregullimesh hormonale, duke përfshirë feokromocitomën, sindromën karcinoide dhe hipertiroidizmin.