Shije e shtrenjtë do të thotë që nuk impresionoheni lehtë apo t’ju bëjnë përshtypje dhuratat e “bëra me zemër”. Disa njerëz thjesht nuk vlerësojnë idenë, por shohin se çfarë u keni blerë dhe e mira do të ishte të linit dhe çmimin nëse ky i fundit është i majmë. Janë materialistë, vlerësojnë cilësinë mbi sasinë dhe kanë një shije të rafinuar. Dhe në astrologji nëse do të kishte ndarje klasore, në atë më të lartën do të hynin vetëm shenjat e mëposhtme.

1. Demi (20 prill – 20 maj)-Të gjitha gjërat që një Dem do – arti, ushqimi i mirë, cohëza cilësore dhe verëra të rralla (të gjitha këto nuk vijnë dhe aq lirë në jetë) Demi nuk beson se ata duhet të ‘paragjykohen’ sepse kanë shije të shtrenjtë, ndaj nëse nuk mund t’i përballoni thjesht mos u mundoni t’i surprizoni me dhurata.

2. Luani (23 korrik – 22 gusht)-Luanët kanë shije të shtrenjtë dhe ata duan të blejnë. Meqenëe këto dy gjëra mund të zbrazin shpejt një llogari bankare, Luani është i mirë në gjuajten e ofertave dhe bërjen e pazareve.

3. Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)-Bricjapët janë të kujdesshëm me paratë e tyre, por ata kanë shije të shtrenjtë dhe duan mallra cilësore! Ata janë me shprehjen: Nuk jam aq i pasur, sa të blej gjëra të lira. Nëse Bricjapi duhet të vrapojë në të gjithë qytetin, duke u përpjekur për të marrë diçka me çmimin më të mirë, ata do ta bëjnë atë (por gjithmonë për diçka që ia vlen).