Në 24 orët e fundit në Kosovë dy qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1, 764 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 14 persona.

Instituti i Shëndetit Publik raportoi se në 24 orë janë shëruar 6 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105, 280 persona. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 149,121 doza të vaksinës kundër koronavirusit.