Partia Socialiste do të zhvillojë një fushatë njëvjeçare anëtarësimi, që do të fillojë menjëherë pas përfundimit të Kongresit të 12 qershorit. Fushata e anëtarësimeve të reja do të nisë më 15 qershor dhe mbyllet më 12 qershor 2022. “Anëtarësimet do të zhvillohen në formë dixhitale përmes platformës online të partisë”, deklaroi Balla.

Në këtë mbledhje nuk merr pjesë Kryeministri Rama, ndërsa më herët ai foli për hapjen. “PS do të fuqizohet nga akademi politike të rangut europian për lidership që dua të marrin nesër përgjegjësi për këtë qeveri. Të jemi të gjithë së bashku me qartësi që siç kemi bërë me policët me mësuesit, duke hequr dorë nga ndërhyrjet politike nëpunësin e tyre duhet bërë me gjithë administratën në territor. Të hapen një rrugë e re konkurrimi për çdo kënd që ka dëshirë të marrë pjesë në administratë. Sipas aftësisë dhe meritës dhe jo sipas lidhjeve të lloj llojshme. Kjo do të jetë qasja e mandatit tonë të tretë dhe të gjithë të pedalojmë në të njëjtin drejtim dhe që askush këtu të mos pengoj, por vetëm të kontribuojë me vullnet të mirë që administrata të çlirohet nga kthetrat e politikës”, deklaroi ai.