Të gjithë janë të bukur, në mënyrën e tyre. Por bazuar në Zodiak, disa shenja duket se janë më seksi dhe tërheqin më shumë vëmendjen kur ndodhen në një ambient me njerëz. Dy prej shenjave nuk ndodhen në listë, ndërsa renditja si më poshtë është nga më pak tek më tërheqësi. Arsyet? Zbuloji:

Demi: Nëse dashuroheni me një dem, ose falenderoni yjet ose mallkoni veten. Demi është një nga shenjat më seksi të zodiakut sepse janë besnikë të vërtetë, kështu që bien shumë në sy me gjestet e dashurisë. Sidoqoftë është kokëfortë, gjë që çon lehtësisht në keqkuptime.

Binjakët: Janë shumë pasionantë prandaj janë një nga shenjat më seksi të zodiakut. Nëse dini si t’i entuziazmoni, do të kaloni çastet më të mira në shtrat. Kudo që shkojnë tërheqin vëmendjen për shkak të aftësive për të bërë dikë për vete.

Akrepi: Akrepi është një nga shenjat më pasionante dhe sensuale të Zodiakut dhe kjo i bën ata ndër më seksit në shenjat e zodiakut, por ashpërsia dhe impulsiviteti nuk i vendos të parët në listë. Akrepi ka vullnet të fortë dhe është inteligjent. Personaliteti magnetik i Akrepit është diçka që askush nuk mund ta injorojë.

Gaforrja: Është emocional, këmbëngulës dhe me imagjinatë. Është thellësisht sentimental dhe intuitiv. Kjo është arsyeja pse marrin shpejt vëmendjen. Është një nga shenjat më seksi të zodiakut sepse mban shumë afër vetes atë që do.

Luani: Është një nga shenjat më seksi të zodiakut sepse personaliteti i tyre me karizmën natyrale i bën të tjerët të ndihen të tërhequr. Luani është i fortë, i kujdesshëm dhe ka ndjenja të thella morali për të bërë atë që është e drejtë. Luani drejtohet nga egoja, gjë që i bën ata më seksi në shtrat.

Shigjetari: Është një nga shenjat më seksi të zodiakut sepse ka aftësi të joshë, ndonëse këtë nuk e bën me këdo. Shigjetari ësht intensiv në karakter dhe dashurohet thellë, por edhe harron shpejt duke u hedhur në ‘sulm’ pas një kohe të shkurtër.

Peshorja: Peshorja është shumë e përkushtuar ndaj partnerit, gjë që e bën një nga shenjat më seksi të zodiakut. Peshorja duhet të arrijë një ekuilibër midis gëzimit dhe harmonisë. Është tip që i kushton rëndësi detajeve dhe kjo i bën që të tjerët të tërhiqen.

Peshqit: Janë partnerë shumë të ndjeshëm, dhe për këtë arsye janë ndër shenjat më seksi të zodiakut. Peshqit janë të kujdesshëm, si dhe marrin parasysh kur bëhet fjalë për të dashurin e tyre. Një Peshk është një partner i shkëlqyer dhe kjo bën që të tjerët ta admirojnë.

Ujori: Ujori është tipi i spontanitetit, është i ndjeshëm ndaj dëshirave dhe nevojës së partnerit, prandaj është në nga shenjat më seksi të zodiakut. Ujori di të argëtojë dhe i bën të tjerët të qeshin. Nuk është çudi pse është në listën e shenjave më seksi.

Virgjëresha është në vendin e parë si shenja më seksi i zodiakut. Është e besueshme, e organizuar, e dashur dhe shumë e kujdesshme, për këto arsye është në krye të listës. Virgjëresha e di se si do që të trajtohen kur bëhet fjalë për të bërë dashuri dhe dëshiron që partneri të jetë i durueshëm dhe të përshtatet me stilin që ka.