As koha për të “metabolizuar” lamtumirën nga Real Madridi mund të mos i jepet. Zinedine Zidane mund të ulej menjëherë në një stol të ri. Trajneri francez, sipas tabloidit anglez “Daily Telegraph”, është një nga emrat në garë për të zëvendësuar Ryan Mason te Tottenham. “Zizou” ishte gjithashtu i lidhur me Juventusin, i cili, megjithatë, u kthye te Massimiliano Allegri.

Francezi, sipas burimeve angleze, po sfidon Antonio Conte për t’u bërë trajneri i ri i “Spurs”. Ai dhe trajneri nga Lecce, i freskët nga lamtumira e Interit, pasi fitoi titullin, janë dy emrat më të nxehrtë të “valsit” të pankinave në orët e fundit.

Ndër të tjera, Conte ka punuar tashmë në Angli për dy sezone, duke udhëhequr Chelsea në fitoren e një titulli në Premier League dhe një “FA Cup”. Ish-trajneri i Juves dhe Interit, gjithashtu lakohet nga mediat spanjolle për stolin e Real Madridit, ku do të zinte vendin e Zidane.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse midis kandidatëve të kualifikuar për stolin e Tottenham qarkullon dhe një kthim sensacional i argjentinasit Mauricio Pochettino, i cili i udhëhoqi “Spurs” drejt finales së Ligës së Kampionëve, të fituar nga Liverpool më 2019, aktualisht në krye të PSG. Parizienët mund ta lejojnë këtë lëvizje, duke tentuar të marrin Antonio Conte.